42 km për 7.9 milionë € vs. 43 km për 400 milionë $: Kurti ndërton rrugë, ne pasurojmë oligarkët
Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me çmime "galaktike" për rrugët e saj. Ndërkohë që Albin Kurti në Kosovë përuron një aks rrugor 42 km me 3 korsi për vetëm 7.9 milionë euro, në Shqipëri, rruga Qukës-Qafë Plloçë, e gjatë 43.3 km, ka arritur një kosto totale prej rreth 400 milionë dollarësh.