Lidhje


G.aza: I"zraeli v.ret 3 të burgosur palestinezë menjëherë pasi i liron

Ushtria izraelite qëlloi dhe vrau tre të burgosur palestinezë menjëherë pas lirimit të tyre të shtunën në mbrëmje në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të Gazës, thanë dëshmitarë dhe burime, transmeton Anadolu. Trupat e tyre u sollën në Spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës. Nuk ishte informacion të mëtejshëm rreth lirimit të të burgosurve. Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 43.500 palestinezë dhe duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme. 

Read more ...


Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luft*s

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, për t‘i dhënë fund luftës, tha një zyrtar, ndërsa një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Odesa dhe Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimin Europian zhvilloi bisedime në Kiev lidhur me mbështetjen për Ukrainën pas ndërrimit të administrates amerikane në janar. Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni po “shkëmbenin sinjale” lidhur me Ukrainën përmes atyre që i cilësoi si “kanale të mbyllura”.

Read more ...


Shtrenjtimi i ushqimeve në Shqipëri nuk ndalon

Inflacioni në Shqipëri për muajin tetor qëndroi në nivelin 1.9%, të njëjtin nivel si në shtator. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej qershorit 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT. Megjithatë, shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve vazhdon të jetë një barrë e rëndë për buxhetet e familjeve, me zarzavatet që shfaqin rritje të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Çmimet e ushqimeve dhe energjisë: kontribuuesit kryesorë të inflacionit. Sipas INSTAT, rritja e inflacionit prej 1.9% është ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve, të cilat kanë shënuar një rritje prej 1% gjatë tetorit, ndërsa shtrenjtimi i energjisë elektrike ka kontribuar me +0.23 pikë përqindje në total.

Votuesit myslimanë në qytetin Dearborn të Miçiganit refuzuan Demokratët për shkak të qëndrimit mbi Gazën

Bastioni tradicional i Demokratëve në Dearborn të Miçiganit në SHBA, i njohur si kryeqyteti i komunitetit arabo-amerikan, i dha një goditje Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të së martës në SHBA për shkak të mbështetjes së saj për veprimet e Izraelit në Gaza. Rezultatet jozyrtare treguan se kandidati i Republikanëve Donald Trump siguroi 42,48 për qind të votave në këtë qytet, shumë përpara kandidates demokrate Kamala Harris me 36,26 për qind, ndërsa Jill Stein i Partisë së Gjelbër mori 18,37 për qind, me pjesëmarrjen e votuesve të regjistruar në rreth 55 për qind.

Read more ...


Muslimanët në SHBA thirrje Trumpit që të përmbushë premtimin për t'i dhënë fund luftës në Gaza

 

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në SHBA i bëri thirrje Donald Trumpit, presidentit të 47-të të zgjedhur të SHBA-së që t'i japë përparësi përmbushjes së premtimit të tij të fushatës për kërkimin e paqes jashtë vendit, përfshirë edhe përfundimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG