Palestina refuzon vendosjen e forcave të huaja në territoret e saj

Spanja i bashkohet padisë për gjenocid kundër Izraelit

Spanja është vendi i parë i BE-së që bëri kërkesë t'iu bashkuar padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND).
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Spanjës dhe Gjykata e Drejtësisë. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pas njohjes së Palestinës si shtet sovran me këtë hap Spanja dëshiron të kontribuojë për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.
Censi / Rama në prag të realizimit të ëndrrës shekullore të islamofobëve

Juristët turq mbërrijnë në Hagë për hetimin e krimeve të Izraelit në Gaza

Delegacionet nga Türkiye, përfshirë kryetarin e Dhomës së Avokatëve Nr. 2 të Istanbulit, Yasin Şamlı dhe 10 juristë si dhe anëtarë të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke mbërritën në Hagë për t'u takuar me institucionet ndërkombëtare për hetimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga Izraeli në sulmet e tij në Gaza, raporton Anadolu.
Gruaja e Netanyahut pretendon komplot për grusht shteti nga bosët e ushtrisë kundër kryeministrit të Izraelit

Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar zyrtarët e lartë të ushtrisë se janë në tentativa për të orkestruar një grusht shteti kundër burrit të saj. Akuzat u bënë gjatë një takimi javën e kaluar me disa familje izraelite të mbajtura robër nga luftëtarët e rezistencës në Gazën e rrethuar nga Izraeli, raportoi të martën gazeta Haaretz. “Forcat izraelite po kërkojnë të organizojnë një grusht ushtarak shteti kundër burrit tim”, citohet të ketë thënë Sara Netanyahu nga gazeta kryesore izraelite.