Borrell: Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë", transmeton Anadolu. Në një intervistë për radion shtetërore të Spanjës RNE, Borrell tha: "Ne po jetojmë në prag të një zjarri të madh. Për sa kohë që lufta në Gaza dhe Liban do të vazhdojë, ne do të jetojmë në prag të një shkëndije që do të shkaktojë një zjarr më të madh".