Liderët botërorë urojnë Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale
Shumë liderë shtetesh, qeverish dhe organizatash ndërkombëtare në mbarë botën i dërguan mesazhe urimi republikanit Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së, transmeton Anadolu. Në mesin e liderëve që uruan Trumpin ishte edhe presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i cili shpërndau në rrjetet sociale një postim në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Përgëzoj mikun tim Donald Trump i cili pas një beteje të madhe u rizgjodh president i SHBA-së në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA.