Lidhje


Thatësira rrit faturën e importit të energjisë, vetëm për gushtin u blenë 177 mijë megavat me vlerë 22.7 mln euro! Gati prodhimi nga TEC-et lundruese mbaron testimi

Mungesa e reshjeve të shiut ka ulur prodhimin e energjisë, duke bërë që KESH të shtojë sasinë e energjisë së blerë. Vetëm për muajin gusht u importuan mbi 177 mijë megavat energji me vlerë 22.7 milionë €. Ndërkohë Report TV mëson se është mbyllur testimi i TEC-eve lundruese në Vlorë, e pritet të nisë prodhimi i energjisë. Thatësira e madhe e shoqëruar me temperatura ekstreme po shton ndjeshëm kostot e importit të energjisë, në kushtet kur konsumi vetëm rritet. 

Read more ...


Një "histori shqiptare"!/Nga i hetuar për kultivim droge, në krye të antidrogës së durrësit

Mbrëmjen e së enjtes u vu në pranga shefi i Antidrogës së Policisë së Durrësit, i cili rezulton të jetë me gradën e kryekomisarit.E jo vetëm aq, por i prangosuri me urdhër të SPAK është hetuar sipas prokurorisë, edhe 3 vjet më parë pikërisht për lejim të parcelave me kanabis. Aso kohe, Gazmir Preçi ishte me shërbim në Mallakastër, ndërsa më pas u ngrit në detyrë dhe u bë shef i sektorit të Antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.Edhe pse Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me hetimin, ndërkohë që ditën e sotme pritet të dalë për masë sigurimi në gjykatë.

Read more ...


Përshkallëzohen protestat në Indi për përdhunimin dhe vrasjen e mjekes në Kalkuta

Mijëra gra dhe burra marshuan nëpër disa qytete indiane ndërsa protestat kundër përdhunimit dhe vrasjes së një mjekeje u përshkallëzuan në shumë qytete.Duke mbajtur qirinj dhe postera që shkruanin "Na riktheni natën", ata mbajtën mitingje në disa qytete, duke përfshirë Kalkutën në Indinë lindore, ku trupi i mjekes praktikante u gjet javën e kaluar, duke shkaktuar gjithashtu protesta nga mjekët e tjerë që kërkonin kushte më të mira dhe më të sigurta pune. 

Read more ...


Mbi 1000 të arrestuar në Britaninë e Madhe pas trazirave anti-myslimane

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka arrestuar mbi 1000 persona në lidhje me trazirat anti-muslimane që ndodhën gjatë dy javëve të fundit në Angli, thanë zyrtarët."Forcat në të gjithë vendin kanë bërë tani më shumë se 1000 arrestime në lidhje me trazirat e dhunshme të fundit," tha Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë (NPCC) në X të martën.Të paktën 575 persona janë akuzuar pasi gjykatat kanë vazhduar të merren me ata që janë përfshirë në trazirat, të cilat u shtrinë në dhjetëra qytete në Angli dhe Irlandën e Veriut pas vdekjes së tre vajzave të cilat u goditën me thikë më 29 korrik.

Read more ...


Presidentja Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet në koordinim me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thekuar se për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duhet të ketë koordinim me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët, transmeton Anadolu.Gjatë vizitës së saj në Komunën e Vitisë, Osmani tha se SHBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulen dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e urës e cila ndanë Mitrovicën në pjesën jugore me shqiptarë dhe atë veriore me shumicë të popullsisë serbe.

Read more ...

XS
SM
MD
LG