Lidhje


Zbulohen pamjet çnjerëzore të filmuara nga ushtari izraelit në Gaza

Pamjet e marra nga një ushtar izraelit në Rripin e Gazës nën sulm, tregojnë se si janë shkatërruar varrezat si dhe një qen endacak që ha trupin e një palestinezi të vdekur, transmeton Anadolu.Gazetari palestinez Younis Tirawi, në platformën e X publikoi një postim që përmbante imazhe të regjistruara nga një ushtar izraelit në Gaza.Në pamjet, shumica e të cilave ishin regjistruar në muajin janar, shihen shumë ushtarë izraelitë që e shtyjnë një palestinez civil të gërmojë një zonë për të cilën thuhet se është hyrja e një tuneli në Gaza.Në një postim tjetër mund të shihet se si një buldozer i ushtrisë izraelite shkatërroi një varrezë në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Read more ...


Katedralja e stilit gotik në Nju Jork shndërrohet në xhami, i shitet komunitetit musliman për 250,000 dollarë

Dioqeza Katolike Romake e Buffalo, Nju Jork ka reaguar në lidhje me shitjen e një kishe historike komunitetit lokal mysliman, pasi një postim në rrjetet sociale në lidhje me marrëveshjen shkaktoi një lumë komentesh aspak të kënaqshme.Kisha e Shën Anës u ndërtua në vitin 1886 dhe u mbyll në vitin 2007, pasi nuk kishte mjaftueshëm famulli për ta mbajtur atë dhe iu shit një kompanie mbajtëse në vitin 2022. Megjithatë, në fillim të këtij muaji, ajo u përmend si një shembull i Krishterimit në pakësim në vend.

Read more ...


Turqia ndan 1 milion dollarë donacion për FSK-në

 
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar se dje zyrtarisht ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira, ose rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Maqedonci tha se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke.

"Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor provokoi shpërnguljen më të madhe që nga tetori 2023"

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) bëri të ditur se dhuna e fundit e kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar provokoi "shpërnguljen më të madhe të dhunshme" që nga tetori 2023, transmeton Anadolu."NRC i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe të mbrojë komunitetet palestineze pasi dhuna e kolonëve të paligjshëm në verilindje të Bregut Perëndimor shkaktoi valën më të madhe të shpërnguljeve të dhunshme të komuniteteve palestineze në javët pas 7 tetorit", thuhet në deklaratë.

Read more ...


Putin fton të rinjtë perëndimorë që refuzojnë demokracinë liberale-“Mirëpresim ata që nuk duan homoseksualët dhe globalizmin”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lehtëson transferimin në Rusi të të huajve që ndajnë ato që Moska i quan vlera tradicionale.Dokumenti flet për mbështetje humanitare dhe kërkon që Ministria e Jashtme e Moskës të përpilojë një listë të shteteve që Rusia beson se do të imponojnë udhëzime ideologjike shkatërruese neoliberale që bien ndesh me vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse.Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve Ria Novosti dhe Tass.

Read more ...

XS
SM
MD
LG