I dërguari rus: Moska angazhon Ankaranë për të ardhmen e Sirisë pas rr.ëzimit të Asadit
Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Istanbul, Andrey Buravov, ka deklaruar se Moska po mban kontakte me Ankaranë për të diskutuar të ardhmen e Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë për media të fundvitit, diplomati rus theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis vendeve, duke marrë parasysh lidhjet e tyre të gjata me Sirinë. “Ne po diskutojmë se çfarë mund të bëhet në këto rrethana të reja, duke marrë parasysh miqësinë tonë tradicionale me Sirinë dhe popullin e saj”, tha Buravov.