"Kalvari i pafajsisë"/Viktimat e pafajshme të atentateve mafioze, në një vend ku megjithatë...jetojmë
Gledian Muka, nuk është i pafajshmi i vetëm të cilit plumbat i kanë marrë jetën në këto vite në përplasjet midis grupeve kriminale. Njerëz në hallin e tyre që siç thamë kanë ikur nga kjo jetë pa e kuptuar se cili ishte faji i tyre. Të cilët u gjendën në breshërinë e plumbave, apo në shoqërinë dhe vendin e gabuar. Enea Thomaraj ishte vetëm 29 vjeç, kur u nda nga kjo jetë më 4 shtator 2024, pas 2 muaj e 20 ditë lëngimi në një shtrat të spitalit të Traumës në Tiranë.