Lidhje


Kryeministri francez: “Nuk kam dëshirë ta bëj Islamin një obsesion në shoqërinë franceze”

Kryeministri i ri i Francës, François Bayrou, deklaroi se nuk dëshiron që Islami të kthehet në një temë të politizuar apo përçarëse në shoqërinë franceze. Në një intervistë për BFMTV dhe RMC, ai theksoi: “Nuk kam dëshirë ta bëj Islamin një obsesion në shoqërinë franceze. E di që është në modë… por ne duhet të jetojmë së bashku.” Bayrou shtoi se në Francë, ateistët, të krishterët, myslimanët, hebrenjtë dhe budistët duhet të bashkëjetojnë në harmoni dhe të shmangin retorikën që nxit ndarjen mes qytetarëve.

 

Ai kritikoi propozimin e ish-kryeministrit Gabriel Attal për ndalimin e mbajtjes së shamisë nga vajzat nën 15 vjeç, duke e quajtur të paqartë dhe të pazbatueshëm.

 

Këto deklarata vijnë në një kohë kur në Francë po zhvillohet një debat i nxehtë rreth ndikimit të Vëllazërisë Myslimane në institucionet shtetërore, pas publikimit të një raporti të diskutueshëm mbi këtë çështje. /mesazhi

 

XS
SM
MD
LG