Baba i dy fëmijëve të vegjël, ky është Doriani që humbi jetën në Aeroportin e Vlorës
Dy ditë më parë, më 19 prill, kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës u bë sërish skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku për herë të dytë brenda katër muajsh, një punëtor humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës. Viktima Dorian Hasani 38-vjeç, kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar në kantier. Sipas informacioneve, përmes një të afërmeje të tij, Doriani punonte pa sigurime dhe ishte i vetmi mbështetës ekonomik për familjen: bashkëshorten, dy fëmijët e mitur, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 5-vjeç, si dhe nënën e tij, e cila është e tronditur nga lajmi i kobshëm.