OKB: Më shumë se 70 për qind e shkollave të Gazës janë goditur drejtpërdrejt nga I.zraeli
Më shumë se 70 për qind e shkollave në Rripin e Gazës janë goditur drejtpërdrejt nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, tha sot agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA.) “Rreth 88 për qind të shkollave në Gaza u duhet rindërtim ose rehabilitim i madh”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë. “Kjo përfshin 162 shkolla të UNRWA-s që dikur u shërbenin qindra mijëra djemve dhe vajzave”, thuhet në deklaratë. Agjencia e refugjatëve theksoi se lufta izraelite në Gaza ka zhvendosur, traumatizuar dhe privuar fëmijët palestinezë nga arsimi.