Hackerohet tabela në Serbi, shqiponja dykrenare kap për fyti atë Serbe

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë plotësoi ëndrrën shekullore të myslimanëve shqiptarë

Data 10 tetor e këtij viti shënoi një moment të veçantë dhe historik për myslimanët shqiptarë, pasi u hap Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, duke u realizuar ëndrra shekullore e tyre. Xhamia e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes u inaugurua në një atmosferë festive me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet dhe mijëra besimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, duke shënuar edhe zyrtarisht hapjen e saj për adhurim nga besimtarët.
Mediat i"zraelite i cilësojnë si "spastrime rutinë" ma"sakrat ndaj popullit palestinez: V"rasja e liderit të H"amasit S"inwar ndodhi rastësisht "gjatë spastrimeve rutinë"

Media izraelite tha se ushtria izraelite vrau Yahya Sinwarin, liderin politik të Hamasit, “rastësisht” dhe gjatë “spastrimeve rutinë”, pa u mbështetur në informacion të inteligjencës, transmeton AnadoluRaportimet e mediave thonë se Sinwar, objektivi kryesor i Izraelit, u vra gjatë një konfrontimi në terren.
Muzikanti britanik Waters falënderon presidentin Erdogan për mbështetjen e tij ndaj popullit palestinez

Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters, një nga themeluesit e grupit rok me famë botërore "Pink Floyd", falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk për videon e shpërndarë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës në përvjetorin e parë të sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, transmeton Anadolu. Presidenti Erdoğan pati falënderuar Watersin pasi ai kishte shpërndarë videon në fjalë në rrjetin e tij të medias sociale.
Macron: Ne’tanyahu nuk duhet të harrojë se Iz’raeli u krijua me vendim të OKB-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua me një vendim të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.
Sipas mediave franceze, gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Pallatin Presidencial Elysee, Macron iu referua rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në nëntor të vitit 1947 në lidhje me ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe në një shtet arab.