Lidhje


Votuesit myslimanë në qytetin Dearborn të Miçiganit refuzuan Demokratët për shkak të qëndrimit mbi Gazën

Bastioni tradicional i Demokratëve në Dearborn të Miçiganit në SHBA, i njohur si kryeqyteti i komunitetit arabo-amerikan, i dha një goditje Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të së martës në SHBA për shkak të mbështetjes së saj për veprimet e Izraelit në Gaza. Rezultatet jozyrtare treguan se kandidati i Republikanëve Donald Trump siguroi 42,48 për qind të votave në këtë qytet, shumë përpara kandidates demokrate Kamala Harris me 36,26 për qind, ndërsa Jill Stein i Partisë së Gjelbër mori 18,37 për qind, me pjesëmarrjen e votuesve të regjistruar në rreth 55 për qind.

Read more ...


Muslimanët në SHBA thirrje Trumpit që të përmbushë premtimin për t'i dhënë fund luftës në Gaza

 

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në SHBA i bëri thirrje Donald Trumpit, presidentit të 47-të të zgjedhur të SHBA-së që t'i japë përparësi përmbushjes së premtimit të tij të fushatës për kërkimin e paqes jashtë vendit, përfshirë edhe përfundimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. 

Read more ...


Liderët botërorë urojnë Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Shumë liderë shtetesh, qeverish dhe organizatash ndërkombëtare në mbarë botën i dërguan mesazhe urimi republikanit Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së, transmeton Anadolu. Në mesin e liderëve që uruan Trumpin ishte edhe presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i cili shpërndau në rrjetet sociale një postim në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Përgëzoj mikun tim Donald Trump i cili pas një beteje të madhe u rizgjodh president i SHBA-së në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA. 

Read more ...


Ministri palestinez i Ekonomisë: Me kërkesë tonë, Palestina e përjashtuar nga ndalesa turke e tregtisë me I"zraelin

Ministri i Ekonomisë Kombëtare i Palestinës, Mohammed Al-Amour, duke theksuar se eksportet në Palestinë u rritën pasi Türkiye ndaloi tregtinë me Izraelin, tha se "Nga qeveria turke kërkuam që tokat palestineze të përjashtohen nga vendimi i Türkiyes për të ndaluar tregtinë me izraelitët". Al-Amour, i cili gjendet në Istanbul për të marrë pjesë në mbledhjen e 40-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (ISEDAK), realizoi një intervistë me Anadolu.

Read more ...


Shifra të frikshme/ 34 mijë meshkuj të moshës 25-34 vjeç në Tiranë janë beqarë

65% e meshkujve të grupmoshës 25-34 vjeç që jetojnë në qarkun e Tiranës janë beqarë. Këtë tregojnë të dhënat e detajuara të Censit të publikuara së fundmi, sipas së cilit ndonëse popullsia e qarkut Tiranë dominohet nga gjinia femërore, numri më i lartë me statusin beqar është tek meshkujt. Për sociologen Entela Binjaku, të tilla të dhëna reflektojnë fenomenin e rritjes së moshës së martesës që në pamje të parë lexohet si formë pjekurie, por në brendësi ka edhe një sërë faktorësh që po i bëjnë të rinjtë të hezitojnë të martohen.

Read more ...

XS
SM
MD
LG