Lidhje


Gjermania: Ne nuk shohim shenja gj"enocidi nga I"zraeli në Gaza

Gjermania ka përsëritur mbështetjen e saj për ofensivën brutale ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, pavarësisht rritjes së viktimave civileve ditëve të fundit, transmeton Anadolu. “Ne nuk shohim asnjë shenjë se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza”, tha Sebastian Fischer, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në një konferencë për media të mbajtur në Berlin. Komentet e tij erdhën disa orë pasi avionët luftarakë izraelitë goditën tendat që strehonin palestinezët e zhvendosur në Spitalin Al-Aksa në Gazën qendrore, ku si pasojë u vranë të paktën katër civilë dhe disa dhjetëra u plagosën.

Read more ...


S"ulmet në Gaza dhe Liban, Spanja u kërkon vendeve të BE-së të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me I"zraelin

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë të bllokut me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.  Si Spanja ashtu edhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së për muaj të tërë mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael mbi bazën që Izraeli mund të shkelë klauzolën e të drejtave të njeriut të marrëveshjes. 

Read more ...


108 mijë banesa të banueshme pa rrjet uji, zënë 15 % të totalit

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, por cilësia e ndërtimeve për një pjesë të madhe të banesave në të cilat jetojnë njerëz është jashtë kërkesave të kohës. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda. Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit.

Read more ...


Macron: Franca nuk do të tolerojë sulmet e përsëritura i"zraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dënoi sulmet e fundit të Izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban, transmeton Anadolu. “Është krejtësisht e papranueshme të shohësh që trupat e UNIFIL-it të shënjestrohen qëllimisht nga forcat e ushtrisë izraelite. Ne e dënojmë këtë, nuk e tolerojmë dhe nuk do të tolerojmë që të përsëritet”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për media pas një samiti të vendeve anëtare të BE-së që kanë interes për Mesdheun.

Read more ...


E Xhumaja e parë për besimtarët, brenda "Xhamisë së Namazgjasë"

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për "Xhaminë e Namazgjasë" në Tiranë mori fund ditën e djeshme me inaugurimin e saj, ndërsa sot shënohet e Xhumaja e parë në këtë xhami. Nga ambientet e brendshme të xhamisë, gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka raportuar se sot, në Xhumanë e parë të Namazgjasë, që në orët e parë të mëngjesit ka patur besimtarë të shumtë që kanë kryer ritet e tyre, por edhe turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin. Për sa i përket funksionimit të xhamisë, gazetarja Hoxhaj ka zbuluar se do të funksionojë në formën e një fondacioni.

Read more ...

XS
SM
MD
LG