“Braktisni trupat ruse”, d"ezertorët e Koresë së Veriut thirrje trupave të Kim Jong Un në Kursk: Mos v"disni në tokë të huaj

Sipas një raporti të ri, një grup dezertorësh të Koresë së Veriut u kanë dorëzuar zyrtarëve ukrainas fletëpalosje propagandistike që u kërkonin luftëtarëve të Phenianit të braktisnin luftën kundër trupave ukrainase në Rusi. Dokumentet përfshinin udhëzime të shkruara dhe mesazhe audio për luftëtarët koreano-veriorë se si të dezertojnë, raportoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.