Lidhje


Adhuruesit brenda një kishe në Zvicër i rrëfejnë mëkatet Jezusit AI (robotik)

Në një kishë në Lucern, Zvicër, përdorimi i teknologjisë AI ka sjellë një përvojë të re për besimtarët në kabinën e rrëfimit. Një “AI Jesus”, i shfaqur si avatar në një monitor, ofron këshilla shpirtërore dhe përgjigje për pyetje të ndryshme të besimtarëve. Ky sistem është në gjendje të flasë në 100 gjuhë dhe mund të krijojë përgjigje të personalizuara për secilin individ, duke ofruar një mundësi unike për interaktivitet në kishë. Besimtarët mund të ndërveprojnë me këtë teknologji duke shtypur një buton dhe të kërkojnë këshilla për shqetësimet që po përjetojnë.

Read more ...


Spanja dhe Palestina mbajtën samitin e parë ndërqeveritar

Spanja mbajti në Madrid samitin e parë ndërqeveritar me shtetin e Palestinës, të cilin e njohu zyrtarisht më 28 maj, transmeton Anadolu. Në samitin e mbajtur në rezidencën Moncloa delegacionet u kryesuan nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanhez dhe kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Muhammed Mustafa. Në samit ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Punëve të Brendshme, Punës dhe Ekonomisë Sociale, Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë dhe Fëmijëve të Spanjës, si dhe ministrat e Punës, Punëve të Brendshme dhe Arsimit të Palestinës.

Read more ...


Media gjermane zbulon dokumente s"ekrete: ‘Evropa përgatitet për L"uftën e T"retë Botërore’!

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dokumentet top-sekret thuhet se detajojnë ndërtesat dhe infrastrukturën specifike për t’u mbrojtur në mënyrë që ato të mund të përdoren nga ushtria, dhe se si duhet të përgatiten bizneset dhe civilët në rast të kërcënimeve të shtuara. Disa dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund të ndihmojë në vendosjen e deri në 800,000 trupave të NATO-s në Ukrainë, ndërsa paralajmërimet për goditje bërthamore të Rusisë rriten. 

Read more ...


A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët/Si do të funksionojë hyrja në BE?

Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES). Ky sistem i ri nënkupton se kur një shtetas jo i BE-së hyn në cilindo prej 29 vendeve të zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, ai duhet ta regjistrojë emrin e plotë dhe kombësinë, t’i japë gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohet - sipas të gjitha gjasave në një kabinë me vetëshërbim. Sistemi u miratua nga BE-ja në fund të vitit 2017 dhe do ta heqë vulosjen manuale të pasaportave jo të BE-së, përkatësisht do ta zëvendësojë sistemin e vjetër me një bazë të madhe elektronike të të dhënave.

Read more ...

XS
SM
MD
LG