Lidhje


Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë, policia jep detaje

Pak më herët ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se ka qenë një granatë dore, ku janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur persona të lënduar. Detaje për këtë rast për IndeksOnline dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për IndeksOnline. 

Read more ...


Mbytet vogëlushja shqiptare, babai e kishte çuar në një kamp veror: Dua drejtësi për Anisën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bioparkun AcquaViva në Caraglio, ku Anisa Murati, një vajzë 7-vjeçare shqiptare, u mbyt në liqenin artificial.Familja jeton në Demonte, afër Cuneos.Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime rreth sigurisë dhe mbikëqyrjes në qendrat verore për fëmijë.Babai i vajzës, Jetmir Murati foli për mediat italiane, dhe kërkoi drejtësi për tragjedinë e ndodhur.Ai tha se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi” tha Murati.

Read more ...


U gjet i dhunuar në mes të rrugës në Tiranë, vdes 42-vjeçari nga Korça/Erdhi në Tiranë për t’u takuar me vajzën që fliste online, por në takim i doli i dashuri i saj

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit Rigels Kaso nuk ja del për të mbijetuar ndaj dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

 
Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.

Read more ...


Evropa nën valët ekstreme të të nxehtit me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius

Evropa aktualisht po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit, me temperaturat në shumë vende që shkojnë mbi 40 gradë Celsius, raporton Anadolu.Sot në Itali, Ministria e Shëndetësisë e vendit ka lëshuar një alarm të kuq të ‘kategorisë 3’ në 13 qytete të mëdha, përfshirë Romën, Bolonjën, Firencen, Palermon dhe Triesten.Si rezultat, autoritetet provinciale në shumë rajone kanë zbatuar masa urgjente, si ndalimi i punës në natyrë nga ora 12:30 deri në orën 16:00 për punëtorët e bujqësisë dhe ndërtimit. Gjithashtu qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin direkt në diell, si dhe të rrisin përdorimin e lëngjeve.

Read more ...


Vrasja e policit në Serbi, MPJ-ja u kërkon mërgimtarëve të kenë kujdes ose të shmangin kalimin nëpër shtetin fqinj

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është deklaruar lidhur me rastin e raportuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.
 
Përmes një njoftimi në Facebook, MPJ apelon te mërgimtarët që të shmangin lëvizjen përmes territorit serb, raporton Klankosova. “Të dashur qytetarë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG