Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në ‘Range Rover’, letra që la për gruan e tij

Bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij. Ai u gjet në brendësi të një makine “Range Rover”, e cila ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në Palermo të Italisë.Angelo Onorato, me profesion arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një nga afaristët më të njohur në zonë.Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, i cili e ka mbytur dhe këmisha me njolla gjaku. Alarmi është dhënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.Mediat italiane raportojnë se janë ngritur dy pista hetimi; ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes.