Lidhje


Brazili vend talentesh por edhe rrëmujash/Portieri Souza goditet me plumb, i qëlluar nga një polic në fushë: skena çmendurie në Brazil

Skena çmendurie në Brazil. Pas ndeshjes mes Grêmio Anápolis dhe Centro Oeste, në divizionin e dytë të Campeonato Goiano, portieri i vendasve, Ramón Souza, u godit nga një plumb gome, i qëlluar nga një oficer i policisë ushtarake. Një situatë surreale për të thënë të vërtetën.

 

Ramón Souza e gjeti veten me një vrimë në këmbë dhe humbi shumë gjak në minutat që pasuan goditjen. Lojtari u dërguan jashtë fushës me barelë dhe u transportua menjëherë në ambulancën, që ishte prezente në stadiumin Jonas Duarte.

Read more ...


Lirohen të arrestuarit në veri të Kosovës që u kapën duke ngjitur pamflete për teroristët e Banjskës

Janë liruar pesë personat e mitur që ishin arrestuar nga policia nën dyshimin se vendosën pamfleta në veri me fotografinë e njërit nga terroristët e vrarë në Banjskë, raporton Sinjali.
 
 
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitje të urrejtjes”.
Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Read more ...


Tronditëse/ Nëna bashkë me vajzën dyshohen se hodhën foshnjen në tualet pas abortit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar për rastin, shkruan Insajderi.
 
 
 
Dy gratë e dyshuara del se kanë lidhje familjare. Nënë e bijë. Vajza 19 vjeçare po dyshohet se me nënën e saj kanë kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Read more ...


Historike në Francë/ Ekstremi i djathtë triumfon në raundin e parë të zgjedhjeve

Nuk është gabim. Kjo është historike. Fronti Nacional nuk kishte fituar kurrë më parë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. 3 javë më parë ai kryesoi rezultatet në zgjedhjet evropiane. Tashmë, nëse konfirmohet, ky rezultat i nxjerrë nga exit poll-et, e vendos partinë e Le Pen në krye të balotazhit vendimtar të së dielës së ardhshme.

 

Sipas këtyre rezultateve Fronti Nacional ka marrë 34% të votave popullore, koalicioni i partive të majta vjen i dyti me 28.1% ndërsa centristët e Presidentit Macron zbritën të tretët me 20.3%. Në kampin e Marine Le Pen shpërtheu festa menjëherë pas daljes së rezultateve. Ajo iu drejtua mbështetësve të saj me fjalë të mëdha.

Read more ...


BE: Të mos spekulohet rreth heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.

 

“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Read more ...

XS
SM
MD
LG