Lidhje


Zvërneci, Berisha e thotë hapur: Mbështesim investimin e huaj

Sali Berisha para gazetarëve ka deklaruar sot se ka qenë dhe është dakord që në Zvërnec të investohet. Ai tha se edhe para tre vitesh kur u njoftua se Jared Kushner do të investonte në vendin tonë, ai ka thënë ‘po’ sepse sipas tij, investitorët kishin paratë.

 

“Para tre vitesh, kur u tha se do vinte dhëndri i ish-presidentit Trump në atë kohë, unë kam thënë po. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond trilionësh dhe natyrisht paratë ishin. Arsyeja bazë pse kam thënë po ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë.

 

Me këtë unë nuk kisha dyshim se Rama po blinte influencë politike, por përsëri për mua interesi i vendit dilte mbi këtë. Investimi në Zvërnec është marrëdhënie private. Sa i përket atyre që qajnë për ishullin, janë hipokritë sepse Sazanin, në mënyrë absolute, ua kemi ofruar investitorëve edhe unë edhe Nano dhe nuk është investim i thjeshtë.

 

Asgjë nuk prishet aty, o miq, Çudia e Sazanit është kjo… është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia do ruhet, pra Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, dakord, tani ne mbështetëm investimin e huaj”, tha Berisha.

 

Lidhur me ndërtimin në një zonë të mbrojtur, Berisha tha se kjo ndodh kudo dhe se BE e ka përcaktuar me kritere. Po ashtu tha se Thethi dhe Valbona janë ndërtime në park kombëtar, e se kjo nuk dëmton por zhvillon zonën.

 

“Mund të zhvillohen ndërtime në zona të mbrojtura, BE ka përcaktuar standardet sesi zhvillohet zona e peizazhit. Në katër shkallë kalon. Doktrina nuk e përjashton. Atëherë mbetet të ndërtojmë vetëm në shkrepa dhe përroje. Por ne duhet t’i zhvillojmë në përshtatje të plotë me peizazhin. Thethi dhe Valbona janë në parqe kombëtare të dyja”, tha ai.

XS
SM
MD
LG