Zelensky: Do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund l"uftës vitin tjetër
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës. Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.
“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.