Lidhje


Kaos në Meksikë, shpërthen dhuna pasi vritet bosi i drogës “El Mencho”

Një valë dhune ka shpërthyer në Meksikë pasi u vra një nga bosët më të kërkuar të drogës në vend, gjatë një operacioni sigurie për arrestimin e tij, ku ishte përfshirë edhe inteligjenca amerikane.

 

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte lider i kartelit famëkeq të drogës Jalisco New Generation (CJNG) dhe vdiq pasi u plagos rëndë gjatë përleshjeve mes mbështetësve të tij dhe ushtrisë të dielën.

Read more ...


“Pista Shqiptare”: Bomba ndaj gazetarit italian pas investigimit që “trazoi” qeverinë Rama

Atentati i 16 tetorit poshtë shtëpisë së gazetarit të mirënjohur italian, Sigfrido Ranucci, ka marrë një kthesë të fortë investigative që kalon Adriatikun. Media italiane "LaCapitaleNews" ka bërë me dije se Drejtoria Distrektuale Antimafia (DDA) e Romës, nën drejtimin e zëvendësprokurores Ilaria Calò dhe prokurorit Carlo Villani, po thellon hetimet mbi atë që konsiderohet si "pista shqiptare".

 

Sipas hetuesve, motivi i mundshëm i sulmit me eksploziv lidhet me dokumentarin e bujshëm "(Hot) Spot Albanese", të transmetuar në prill 2024. Ky shërbim investigativ trajtonte marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës për qendrat e emigrantëve, duke përmendur emra të lartë të politikës shqiptare, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, si bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.

Read more ...


“Do t’ia heqim vizën personave që…”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Rubios

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit të Shtetit. Marc Rubio. Kryediplomati amerikan thotë se SHBA-të do t’i heqë vizën çdo vizitori që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, apo politikën e jashtme.

 

“Sekretari Rubio: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, thuhet në mesazhin e Rubios.

Read more ...


I.zraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e Epstein, zbulojnë emailet

Emailet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tregojnë se personeli i sigurisë së qeverisë izraelite ndihmoi në mbikëqyrjen e aksesit dhe instalimin e pajisjeve mbrojtëse në një ndërtesë apartamentesh në Manhattan në pronësi të autorit të dënuar të krimeve seksuale Jeffrey Epstein, ku thuhet se qëndroi për periudha të gjata kohore ish-kryeministri izraelit Ehud Barak.

 

Korrespondenca tregon se marrëveshjet filluan në fillim të vitit 2016 në një rezidencë në Upper East Side të Manhattanit dhe mbetën në fuqi për të paktën dy vjet.

Read more ...


Irani e Rusia zhvillojnë stërvitje detare teksa SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Detin Arabik

Irani dhe Rusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta detare në ujërat jugore të Iranit më 19 shkurt, derisa Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë ta zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Detin Arabik. Stërvitjet po zhvillohen kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, në Gjirin e Omanit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.


Të njohura si “Brezi i Sigurisë Detare”, këto ushtrime vjetore mbahen që nga viti 2019 dhe zakonisht kanë përfshirë edhe Kinën, megjithëse Pekini nuk duket të jetë i përfshirë në stërvitjet e tanishme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG