Lidhje


I.zraeli u bën thirrje banorëve të largohen nga Gaza

Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit u bëri thirrje njerëzve në zonën bregdetare Al-Mavasi që të gjejnë mbrojtje. "Menjëherë zonën e Al-Mavasi do ta shpallim zonë humanitare", thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite të publikuar në arabisht në platformat sociale.

 

Ky njoftim u adresohet "të gjithë banorëve të Gazës, që ndodhen këtu". Kuartieri i Al-Mavasit në afërsi të Chan Junis ka infrastrukturën e nevojshme për spitalet e fushimit, linjat e ujësjellësit dhe impiantet e çkripëzimit të ujit, vuri në dukje zëdhënësi i ushtrisë në platformën X. Në këtë zonë po dërgohen edhe ndihma. Ndihmat do të vazhdojnë pa ndërperrje bashkë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare, paralelisht me zgjerimin e aksionit ushtarak, thuhet më tej.

Read more ...


Farage njofton drekë me Ramën dhe provokon: Mund të mbush avionin me kriminelë dhe ti sjell!

Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton. 

 

Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage pak kohë më parë. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë një provokim, duke thënë se rrugës për në Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë.  

Read more ...


Krizë e rëndë demografike në Greqi/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150 mijë nxënës më pak

Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin.Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.

 

Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter.

Read more ...


Raporti: Google i përfshirë në një marrëveshje prej 45 milionë dollarësh me zyrën e Netanyahut për të reklamuar propagandën i.zraelite

Google është në mes të një kontrate gjashtëmujore prej 45 milionë dollarësh me zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të promovuar mesazhet qeveritare dhe për të minimizuar krizën humanitare në Gaza, sipas një raporti nga Drop Site News.

 

Kontrata, e nënshkruar në fund të qershorit, e përshkruan Google si një "entitet kyç" në mbështetjen e strategjisë së marrëdhënieve me publikun të Netanyahut, raportoi media të mërkurën.

Read more ...


Shpërthejnë spekulimet për luftë mes Francës dhe Rusisë, mohohen nga autoritetet

Në rrjetet sociale po përhapen pretendime se qeveria franceze po përgatitet fshehurazi për një luftë me Rusinë deri në mars të vitit 2026.Këto pretendime bazohen në një artikull të botuar nga gazeta satirike franceze “Le Canard enchaîné”. Një përdorues në rrjetin social X shkroi se fjalët e Presidentit Emmanuel Macron për paqen në Ukrainë janë hipokrite dhe se ai po planifikon luftë.Eurodeputeti i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National, Thierry Mariani, tha se Macron mund të mbështeste luftën për të anuluar zgjedhjet e vitit 2027, duke argumentuar se “në një luftë nuk mund të mbash zgjedhje”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG