Wednesday, 24 September 2025 21:17
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës, pasi një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Ka dyshime se shkak për këtë akt ekstrem është bullizimi i vazhdueshëm në shkollë. Babai i saj, Arben Cërriku, ka rrëfyer mes lotësh për median se vajza kishte kohë që vuante nga ofendimet dhe komentet denigruese nga shokët dhe shoqet.
“Vajza vjen dje nga shkolla, rreth orës 13:30. (qan) I thotë të vëllait; Nesti, një vajzë dhe një shok në klasë më ofendon dhe më thotë; je e shpifur. Vëlla i tha; mos u mërzit se do ta zgjidhim. Vajza u shtri në krevat dopio dhe ish-gruaja po bisedonte me një mësuese. Për hatër të fëmijëve, u bashkuam dhe ishim të gjithë bashkë. Dje kishim dhe ditëlindjen e djalit të vogël, mbush 12 vjeç. Në një moment gruaja dëgjon një zhurmë dhe më thotë; O Ben, shiko pak se çfarë ishte. I thash; nuk ka gjë. Ajo del në ballkon dhe sheh vajzën shtrirë. Ulëriti. Dalim të gjithë jashtë. U mblodhën të gjithë dhe e çuam në spital. Erdhi ambulanca dhe e çuam në spital. Për momentin këtu u përmend. Nuk është hera e parë që vajza vjen e ndrojtur, dhe e frikësuar nga shokët dhe shoqet. Tani është në gjimnaz, por e njëjta gjë i ndodhte dhe në 9-vjeçare. Ne bisedonim me të, e nxirrja. E shihja se kohët e fundit ishte më keq".
Read more ...