20 mijë lekë për të mbijetuar, pensionistët në Shqipëri paguajnë faturat, marrin ilaçet… për ushqimin mbeten me ‘sytë nga qielli’
Në Shqipëri, jeta për shumë pensionistë është kthyer në një përballje të përditshme me varfërinë. Me të ardhura mujore që mezi arrijnë rreth 20 mijë lekë , ata detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira mes nevojave më bazike si ushqimit, ilaçeve dhe pagesës së faturave.
Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka rënduar edhe më shumë këtë realitet, duke bërë që produktet më të domosdoshme të jenë gjithnjë e më të paarritshme. Për shumë të moshuar, pensioni nuk është më një garanci për një jetë dinjitoze, por thjesht një mjet për të shtyrë ditët.