Netanyahu fajëson Albanesen për sulmin te.rrorist: Lejove antisemitizmi të përhapet
Udhëheqës nga e gjithë bota shprehën shqetësimin e tyre për sulmin terrorist të së dielës në plazhin Bondi, ku të paktën 16 persona humbën jetën. Në disa raste, reagimet u shoqëruan edhe me kritika të ashpra ndaj qeverisë australiane për mangësi të pretenduara në trajtimin e antisemitizmit gjatë dy viteve të fundit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se i kishte shkruar homologut të tij australian, Anthony Albanese, në muajin gusht, duke paralajmëruar se vendimi i qeverisë për të njohur një shtet palestinez “i hedh benzinë zjarrit të antisemitizmit, i inkurajon ata që kërcënojnë hebrenjtë australianë dhe nxit urrejtjen ndaj hebrenjve që tashmë po shfaqet në rrugët tuaja”.