Lidhje


Skandali me Spanjën dhe qindra komente të shqiptarëve, federata i dërgon letër UEFA-s: Kërkojmë reagim të menjëhershëm

Kosova U-21 do të presë sot Spanjën U-21 në orën 19:00. Sfida në stadiumin “Fadil Vokrri” është e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Spanja duket se ka provokuar me publikimin e posterit të ndeshjes. “Iberikët” e quajnë Territori i Kosovës duke bërë që shqiptarët të vërshojnë me komente të shumta.

 

Për këtë rast ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës. Presidenti Agim Ademi i ka dërguar letër zyrtare UEFA-s ku kërkon reagim të menjëhershëm.

Read more ...


SI SOT/ Spektakël në sallë, pazar në prapaskenë! Ndarja e miliardave mes PD dhe PS

Tre vite më parë, JOQ publikoi një ndër rastet ku opozita dhe pushteti u kapën në disa më shumë shqiptare të mundshme, bënte një pjesë të mirë të lartë, ndërsa vëllai ka tendera miliardash nga qeveria.

 

Ish-kryebashkiaku demokrat Agron Kapllanaj, ndërsa shfaqej si kritik i zjarrtë i Edi Ramës krah Bashës, pa asnjë problem shihte kompaninë e vëllait të tij, “Shkëlqimi 07”, të fitonte kontratë 2.2 miliardë lekëshe nga FSHZH dhe Dritan Agolli.

Read more ...


SHBA-ja i thotë Evropës: Ndalo blerjen e gazit dhe naftës nëse dëshiron sanksione të reja kundër Moskës

Brukseli po e shtyn Uashingtonin të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë për të rritur presionin ndaj Putinit, si pjesë e një përpjekjeje për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

 

Vendet evropiane duhet të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit rus nëse duan që Uashingtoni të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës, sipas shefit të energjisë së Donald Trump, i cili pretendoi se tregtia po financonte “makinën e luftës” të Vladimir Putinit. Chris Wright, sekretari amerikan i energjisë, i tha Financial Times se vendet evropiane do të duhet të blejnë gaz natyror të lëngshëm, benzinë ​​dhe produkte të tjera të karburanteve fosile nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur kushtet e një marrëveshjeje tregtare SHBA-Bashkimi Evropian që kërkon që vendet e BE-së të blejnë 750 miliardë dollarë energji amerikane deri në fund të vitit 2028.

Read more ...


Skandal në Drejtësi/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, “Piranjat” publikojnë dokumentin. Gila duhej të ishte në burg

Këtë të hënë Shkodra u trondit nga një atentat me breshëri plumbash pranë Bashkisë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Autori i dyshuar, Ragip Gila i kësaj ngjarje vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën, teksa la të plagosur Erogen Vaso Brajoviç dhe kamarjeren e lokalit.

 

Ragip Gila nuk është aspak i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2023 ai ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi në banesën e tij u zbulua një bazë e pajisur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

Read more ...


Përtej konferencave propagandistike, Shqipëria pati sezon turistik më të dobët që nga pandemia

Nga Ola Xama : Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik. Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) dhe në vitin 2024 u regjistruan 1.19 milion më shumë vizitorë nga janari deri në muajin korrik me rritje 23%.

 

Për periudhën janar – korrik 2025 shtesa e numrit të vizitorëve të huaj ishte 225 mijë, me një normë rritjeje 3.5%. Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve të huaj, por rënie të ritmit të shtimit të tyre dhe jo pak por me gati 7 herë krahasuar me një vit më parë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG