Lidhje


Rrjeti i frikshëm i mafies/ SPAK godet 16 grupe kriminale në tërë Shqipërinë, 3096 përgjime

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 163 procedime penale, ku janë interceptuar 3,096 pajisje fundore (telefonat e personave të dyshuar). Krahasuar me vitin 2023. Në total, janë ekzekutuar 2,046 vendime gjykate, një rritje e dukshme krahasuar me 1,669 vendime në vitin 2023.

 

Po ashtu, hetimet pasurore dhe financiare kanë qenë një prioritet i rëndësishëm për SPAK. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë totale 65.5 milionë euro, duke përfshirë pasuri të sekuestruara prej 28.7 milionë euro dhe ato të konfiskuara prej 36.8 milionë euro.

Read more ...


Tani partnerë të privilegjuar?! Shtëpia e Bardhë përjashton Rusinë e Korenë e Veriut nga tarifat “Trump”. Nuk falen Ukraina e aleatët

Rusia dhe Koreja e Veriut janë të vetmet kombe që nuk përballen me tarifat e SHBA-së. Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të mos përfshirë Rusinë në listën e saj të gjerë të vendeve që do të përballen me tarifa të reja, duke filluar nga sot.

 

Ndërsa zbuloi tarifat e tij të mërkurën, Trump përshëndeti “bashkëpunimin e mirë” midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa nënvizoi dëshirën e tij për të ndaluar luftën. Sanksionet e SHBA-së ndaj Moskës tashmë “përjashtojnë çdo tregti kuptimplotë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për Axios, të mërkurën.

Read more ...


Vuçiq njoftoi aleancën ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se vendi i tij ka nënshkruar marrëveshje strategjike në fushën e mbrojtjes me Hungarinë, raporton Anadolu. Vuçiq priti sot në takim ministrin hungarez të Mbrojtjes, Kristof Szalay-Bobrovniczky.

 

Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve, Vuçiq tha se ata kanë bashkëpunime të rëndësishme me Hungarinë dhe se kanë nënshkruar dokumentin që do të konkretizonte marrëveshjen në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.

Read more ...


Kryeministri grek kërkon aleancë me I.zraelin teksa takohet me Netanyahun për bashkpunim, në mesin e sulmeve i.zraelite në Gaza

Vizita vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rriti qëndrimin e vendosur të Ankarasë në Mesdheun Lindor, duke bërë që Greqia dhe Izraeli të përforcojnë aleancën mes tyre. Mitsotakis zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, si dhe figura kyçe në industrinë e mbrojtjes të Izraelit.

 

Diskutimet u përqëndruan në projektet e përbashkëta të mbrojtjes, inovacionin teknologjik dhe bashkëpunimin strategjik. Takimi nënvizoi gjithashtu interesin e ndërsjellë për projektin e ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro-Izrael, një nismë tepër e rëndësishme energjetike.

Read more ...


Irani kërcënon me s.ulme ndaj bazave amerikane, nëse ShBA-ja e s.ulmon

Irani do të godiste baza amerikane në rajon, nëse Shtetet e bashkuara e kontretizojnë paralajmërimin për pasoja ushtarake për Teheranin në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore, tha të premten kryetari i Kuvendit të Iranit, Mohammad Qalibaf.



Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më herët këtë muaj se i kishte dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke paralajmëruar se “janë dy mënyra se si mund të trajtohet Irani: ushtarakisht, ose ju bëni një marrëveshje”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG