Lidhje


Shqiptarët e dënuar për krime përballen me heqje të nënshtetësisë britanike pa paralajmërim

Ministria e Brendshme Britanike Home Office bashkë me NCA, Agjencinë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar, krahas arrestimit dhe dënimit të shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar, po ndërmerr edhe një hap tjetër. Tabloidi The Sun përmes një shkrimi tregon se krahas dënimit shqiptarëve të dënuar për krimet do t’i hiqet edhe shtetësia britanike e përfituar prej tyre pas pranimit të azilit. Ky është një tjetër hap për tu përballur me krimin e organizuar shqiptarë në shtetin ishull.  The Sun vendosur në fokus të shkrimit shqiptarin Gjelosh Kolicaj i cili u dënua me 8 vite burg në 2018 pasi pranoi akuzat për pastrim parash.

Read more ...


SPAK kërkoi arrestimin, Roven Zeka tentoi të arratisej dhe “theu” gjunjtë

SPAK lëshoi ditën e sotme tre urdhërarreste për zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion. Mes tyre është dhe Roven Zeka, që mban postin më të rëndësishëm në Policinë Rrugore, pasi është Shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Në momentin që përfaqësuesit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Agjentët e BKH-së shkuan për ta arrestuar, ai ka tentuar që të arratiset.

 

Fillimisht drejtori “këmbëshpejtë” është nisur me vrap, por gjatë tentativës është rrëzuar duke dëmtuar gjunjët. Në këtë moment agjentët e BKH-së e kanë arrestuar në flagrancë.

Read more ...


Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abbas viziton Sirinë

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas u takua me presidentin sirian, Ahmed Sharaa në kryeqytetin Damask, ku shkoi për bisedime zyrtare. Presidenti i autoritetit palestinez Abbas, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Damask që nga viti 2007, u mirëprit nga presidenti Sharaa në Pallatin e Popullit.

 

Në takimin mes Sharaas dhe Abbasit pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, situata e palestinezëve në Siri dhe çështjet që kanë të bëjnë me dy popujt. Dy liderët u takuan për herë të fundit më 4 mars në Samitin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit.

Read more ...


“Presidenti e pranoi ftesën për një vizitë në Itali”, Meloni drejtuar Trump: Së bashku do ta bëjmë Perëndimin sërish të madh

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e saj për të shkuar në Itali për një vizitë zyrtare, duke shtuar se do të ketë mundësinë të takohet edhe me liderë të tjerë evropianë.

 

Duke folur së bashku me Trump në Zyrën Ovale, Meloni, e cila drejton partinë e krahut të djathtë të Italisë, Vëllezërit e Italisë, përdori ngjashmëritë e saj politike me Trump dhe preku gjithashtu luftën në Ukrainë, një çështje që ka shkaktuar përçarje midis SHBA-së dhe Evropës.

Read more ...


Anulohet “Marshi për Palestinën” në Prizren, mungesa e lejes nga Komuna sjell shtyrjen në afat të pacaktuar

Tubimi publik “Marshi për Palestinën”, i paraparë të mbahej në Prizren, të dielën me datë 20 prill 2025, është anuluar, respektivisht shtyrë për afat të pacaktuar. Organizatori i këtij tubimi, Albion Kryeziu përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se tubimi është anuluar për shkak se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka refuzuar dhënien e pëlqimit të nevojshëm.

 

“Të dashur qytetarë, gjatë javës së kaluar kam bërë thirrje për një tubim qytetar më datën 20 prill 2025, për të realizuar një protestë paqësore kundër luftës në Palestinë. Në këtë kuadër, i jam drejtuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren për të kërkuar lejen e nevojshme. Fatkeqësisht, kërkesa ime nuk është aprovuar me arsyetimin se një tubim i tillë mund të prishë qetësinë e rendit publik”, thuhet në njoftimin e Kryeziut, të publikuar në rrjetet sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG