Lidhje


I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për një indiano-norvegjez në lidhje me shitjen e pagerëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyenë javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

 
 
Sipas mediave të huaja Rinson Jose, 39 vjeç, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.

Read more ...


Kryeministri hungarez në Ohër: Brukseli ka bërë gabim historik me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor meriton shumë më shumë nga ajo që ka marrë nga Brukseli, veçanërisht Maqedonia e Veriut ndaj së cilës, sipas tij, Brukseli ka bërë "gabim historik", raporton Anadolu.

 

Gjatë ditës së djeshme, mediat lokale raportuan se sipas një vendimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), rruga drejt anëtarësimit të Shqipërisë në bllokun evropian "do të shkëputet" nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor.

Read more ...


Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams është nën akuza penale federale.

Eric Adams, 64 vjeç, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara gati tri vjet më parë, duke premtuar se do të pakësojë krimin. Megjithatë, ai dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë që e rrethojnë janë nën hetimin federal për korrupsion. Nëse kjo aktakuzë konfirmohet, Adams do të bëhet kryebashkiaku i parë në historinë e Nju-Jorkut që përballet me akuza penale gjatë kohës së tij në detyrë. Ai publikoi një videodeklaratë të mërkurën në të cilën premton se do të luftojë akuzat dhe do të vazhdojë të mbajë postin, duke kërkuar durim nga banorët e qytetit.

Read more ...


Erdogan: I"zraeli po bën plane të pamatura për të shtuar masakra të reja në listën e tyre

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli po kryen "gjenocid" në Rripin e Gazës dhe po bën plane për të "shtuar më shumë masakra në listën e tyre", raporton Anadolu.

 

Gjatë një takimi me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, të mbajtur në New York, presidenti Erdoğan tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, "nuk hezitoi të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut".

Read more ...


Media turke: A është Shteti Bektashi në Tiranë një projekt i I"zraelit?

Nisma “e çmendur” e kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës është analizuar edhe në mediat turke. Një artikull i ka kushtuar edhe gazeta "Sabah", ku gazetari Melih Altinok e nis shkrimin e tij me titullin “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

 

Ai i është referuar një analisti për ta pyetur se ç’fshihet pas këtij shteti, shpallur menjëherë pas vizitës historike në Shqipëri të presidentit izraelit.

Artikulli i “Sabah”

Read more ...

XS
SM
MD
LG