Lidhje


I.zraeli postoi dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi për vdekjen e Papës

Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi në rrjetet sociale për vdekjen e Papa Françeskut, pa dhënë arsye për këtë, raportoi sot Reuters. Mediat izraelite e lidhën këtë lëvizje me kritikat që Papa Françesku bëri për luftën në Gaza. “U prehsh në paqe Papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, postoi të hënën llogaria e verifikuar “@Israel” në platformën X, pranë një fotografie të Papës teksa ai po vizitonte Murin Perëndimor në Jerusalem.

 

Jerusalem Post citoi zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit të kenë thënë se Papa kishte bërë “deklarata kundër Izraelit” dhe se ngushëllimet ishin postuar në mediat sociale “gabimisht”.

Read more ...


Netanyahu: Nuk do të lejojnë "themelimin e një kalifati" në bregdetin e Mesdheut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij "nuk do të lejojë krijimin e një kalifati disa kilometra larg në bregdetin e Mesdheut", transmeton Anadolu. Netanyahu foli në një ceremoni përkujtimore në qytetin izraelit Jaffa në lidhje me sulmet e kryera nga Izraeli në vende të ndryshme të rajonit, veçanërisht në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori 2023.

 

Ai pretendon se ka ende shumë për të bërë. "Ne e dimë se për çfarë po luftojmë, e dimë se kë kemi përballë. Nuk do të lejojmë që të krijohet një kalifat në brigjet e Mesdheut disa kilometra më larg", tha kryeministri izraelit.

Read more ...


Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e punës në një botë gjithnjë e më të automatizuar.

 

Gjatë një interviste në podcastin Express Adda, të The Indian Express, Gates theksoi se puna nuk është një qëllim në vetvete, por një nevojë që lind nga mungesa e burimeve dhe domosdoshmëria për të prodhuar të mira për mbijetesë.

Read more ...


Vdekja e Papës, asnjë ngushëllim nga I.zraeli dhe bota hebreje: Papa ishte problematik!

Liderët botërore shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

 

Por duket se jo të gjithë liderët botëror kanë shprehur ngushëllimet për Kreun e Vatikanit. Konkretisht qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu, nuk shprehën asnjë ngushëllim.  

Read more ...


Ukraina thotë se nuk ka marrë përgjigje për propozimin për zgjatjen e armëpushimit në 30 ditë

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka thënë se pala ukrainase nuk e ka dëgjuar ende përgjigjen e Moskës ndaj propozimit për zgjatjen e armëpushimit në 30 ditë. Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka thënë se pala ukrainase nuk e ka dëgjuar ende përgjigjen e Moskës ndaj propozimit për zgjatjen e armëpushimit në 30 ditë. Ministri i Jashtëm vuri në dukje se megjithëse ka pasur një rënie të lehtë të aktivitetit ushtarak rus dje, në prag të Pashkëve dhe sot, trupat ruse vazhdojnë të sulmojnë pozicionet ukrainase.

Read more ...

XS
SM
MD
LG