Inceneratori i Tiranës, jepet vendimi për Lefter Kokën dhe të akuzuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar shpalli fajtorë shtatë nga tetë të akuzuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës, që u hetuan si shpërdorues detyre gjatë procedurave për lidhjen e kontratave.
Ish-ministri Lefter Koka, i arrestuar prej dhjetorit 2021, u dënua me 3 vite burgim por që duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i zbriti në dy vjet. Gjyqtarja Elsa Ulliri u shpreh se për inceneratorin e Tiranës, ish-funksionarit i shuhet masa e arrestit., që do të thotë i kanë përfunduar afatet.
Mësoi nipin të shante në TikTok, 2.3 vite burg për Natashën
Hungaria ndalon ngjarjet publike të komunitetit LGBTQ+
Amendamenti, i cili kërkonte dy të tretat e votave, kaloi sipas linjave partiake me 140 vota pro dhe 21 kundër. Ai u propozua nga koalicioni qeverisës Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri Viktor Orbán.
Përpara votimit – hapi i fundit për amendamentin – politikanët e opozitës dhe protestuesit e tjerë u përpoqën të bllokonin hyrjen në një garazh parkimi të parlamentit. Policia largoi fizikisht demonstruesit, të cilët kishin përdorur zinxhirë për t’u lidhur.
Çmenduri! 17-vjeçari vret prindërit, pasi nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump
Nikita Casap, një 17-vjeçar amerikan, i cili akuzohet për vrasjen e nënës dhe njerkut të tij, dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të rrëzuar qeverinë amerikane.
Në telefonin e adoleshentit kishte materiale të lidhura me një grup neo-nazist dhe sipas FBI-së i riu vrau prindërit e tij sepse ata nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump.
Vrasja e Ilaria Sulës/ Kthesë dramatike në hetime, u gjet gjak në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona
Kthesë dramatike e hetimeve për vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare që studionte në Romë. 25-vjeçari Mark Samson dyshohet se e vrau studenten shqiptare Ilaria Sula me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.
Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.