Gaza i demaskoi të gjithë. Hipokrizinë e arabeve dhe të ndërkombëtarëve
“Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD: Problem me kartën morale
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, pedagogu Rezart Prifti foli në lidhje me kontratën e zbuluar nga mediat të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo kontratë është me “zero fryte për njerëzit” dhe këtu ai ishte i ashpër me këtë gjë, duke u shprehur se: “Çfarë më intereson mua kjo kontratë ose çfarë të mire më sjell?”
Ai tha gjithashtu se, edhe sikur ajo t’i heqë “non gratan” Berishës, prapë është “zero për njerëzit”, sepse “non grata” nuk ka lidhje me shqiptarët.
Rusia dhe SHBA-ja njoftojnë për përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës
Rusia dhe SHBA-ja njoftuan se është shënuar përparim në zgjidhjen e konfliktit ukrainas, duke theksuar shfaqjen e kushteve të nevojshme për fillimin e negociatave që synojnë krijimin e një rruge të besueshme drejt paqes së qëndrueshme.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se këto deklarata u bënë gjatë një telefonate të zhvilluar të dielën në mbrëmje midis ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Netanyahu bën deklaratën e fortë: E vetmja marrëveshje e mirë është që do të shkatërrojë të gjithë programin bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën përsëriti thirrjet për çmontimin e plotë të të gjithë infrastrukturës bërthamore të Iranit, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për një marrëveshje bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë mbajtur deri më tani tre raunde bisedimesh indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do të pengonte Teheranin të merrte armë bërthamore, por edhe do të hiqte sanksionet ekonomike të vendosura nga Uashingtoni.
Rihapet shkolla e Aviacionit në Vlorë, Rama firmos marrëveshjen me kompaninë i. zraelite
Shkolla e Aviacionit në Vlorë do të rihapet pas 18 vitesh dhe pritet të shndërrohet në një akademi rajonale që do të përgatisë pilotë ushtarakë e civilë dhe kontrollor ajrorë të huaj e shqiptarë. Një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare.
Sot, në qytetin bregdetar është firmosur marrëveshja mes kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve "KAYO", me kompaninë ndërkombëtare të teknologjisë ushtarake "Elbit Systems Ltd", e cila është me bazë në Izrael.