Lidhje


Avokati Idajet Beqiri: Si po i pastron Armina Mevlani paratë e aktiviteteve të jashtëligjshme të familjes Berisha!

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në DritareTv foli për dosjen 500 faqesh që është në SPAK edhe 37 afera të tjera më të rënda për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati tregoi se si i përfitoi pasuritë familja Berisha, duke shtuar se edhe nusja e familjes, Armina Mevlani pastron paratë e aktiviteteve abuzive të burrit të saj Shkëlzen Berisha.

 

“Vetëm me një kompleks Partizani edhe shikoni sa miliona u janë marrë shqiptarëve nga xhepi i tyre dhe kanë shkuar te xhepi i familjes Berisha. Nuk duhet harruar që është vetëm një aferë korruptive. Tashmë janë edhe 37 afera të tjera më të rënda se kjo.

Read more ...


Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksander Vulin: Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse e pret njohja e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por se nuk vendos për shpejtësinë e saj. “Nëse në rrugë na pret njohja e Kosovës, detyrimi për të lehtësuar martesat e të njëjtës gjini apo pjesëmarrja në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne as nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, tha Vulin në një intervistë për Veçernje Novosti. Ai theksoi se “derisa të na thonë këtë, na takon neve t’i përmbahemi neutralitetit tonë ushtarak, reformave që na përshtaten dhe të përpiqemi ta forcojmë Serbinë në kohën e ardhshme”.

Read more ...


Trump ngre akuza të rënda kundër Harris dhe Biden

Atentati i dyshuar i së dielës (17.09.)kundër kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump ka sjellë sërish në fokus shqetësimet për dhunën e motivuar politikisht në SHBA. Presidenti Joe Biden paralajmëroi se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm dhe bëri thirrje që shërbimi sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të rangut të lartë, të forcohet. Në një dalje në Filadelfia, Pensilvani, presidenti Biden bëri thirrje për parandalimin e dhunës. "Ne nuk mund t'i japim frymëmarrje kësaj," tha ai duke theksuar, se konfliktet duhet të zgjidhen në kutinë e votimit. Biden bëri thirrje gjithashtu për pajisje më të mirë të shërbimit sekret. Fondet për këtë i miraton kongresi amerikan.

Read more ...


Çmenduri virtuale me pasoja reale!/ Nëna braktis 3 fëmijët e mitur dhe ikën jeton në mal me të dashurin që njohu në Tik Tok

I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një zotëri 8 vite më të ri se veten. Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

 

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç. Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

Read more ...


Rama jep leksione për korrupsionin: Sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen

Kryeministri Edi Rama, ka folur për politikën duke thënë se është bërë sinonim i së keqes, por shtoi se nuk mjafton të thuash se të gjithë politikanët janë njësoj apo s’dua t’ia di për këtë fushë. Rama u shpreh se sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen.

 

“Në fund të fundit, më e rëndësishmja është t’i japim politikës mundësinë të përdoret nga sa më shumë duar të mira. Politika është bërë sinonim i së keqes. Jo se politika nuk bën keq kur bie në duar të mbrapshta, por politika ka bërë dhe të gjitha gjërat që e ka ndihmuar njeriun të organizohet në shoqëri dhe ka bërë shoqëria të lulëzojë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG