Lidhje


HRW: Irani po e përdor e"kzekutimin për t’i sh"typur pakicat

Autoritetet iraniane janë duke i përdorur ekzekutimet si “mjet frike”, posaçërisht kundër pakicave, kundërshtarëve dhe shtetasve të huaj, tha të mërkurën organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë theksoi një rritje rishtazi të dënimeve kapitale kundër këtyre grupeve, duke nënvizuar se ka shkelje të pakontrolluar të proceseve gjyqësore në dhënien e dënimeve.


Sipas Grupit Iranian për të Drejtat e Njeriut, në 10 muajt e parë të këtij viti janë ekzekutuar të paktën 651 njerëz në Iran – prej të cilëve 166 vetëm në tetor.HRW-ja e përmendi rastin e të burgosurës politike kurde, Varisheh Moradi, e cila u dënua me vdekje nga gjykata revolucionare e Iranit në Teheran, më 10 nëntor, nën akuzat për “kryengritje të armatosur kundër shtetit”.

Read more ...


"Koreja e Veriut i dërgon a"rmatim të rëndë dhe m"ultiraketahedhës shtesë Rusisë"

Koreja e Jugut pretendon se Koreja e Veriut i ka dërguar obusë dhe multiraketahedhës shtesë Rusisë e cila vazhdon të luftojë me Ukrainën, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë së lajmeve "Yonhap", Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS) ka njoftuar se rreth 11 mijë ushtarë verikoreanë të vendosur në Rusi në fund të tetorit kanë filluar të luftojnë kundër Ukrainës përkrah njësive ruse.

 

"Humbjet e ushtarëve të Koresë së Veriut pritet të rriten me marrjen e detyrës aktive në front", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vazhdojnë punimet për të përcaktuar numrin e ushtarëve verikoreanë të vrarë ose të plagosur.

Read more ...


Të ikur nga mobilizimi e p"ersekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë

Është ora 6:00 e mëngjesit. Temperatura është pak mbi zero gradë celsius. Nëpër mjegull duken rreth 15 persona - shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut - mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar.

 

Vend i tubimit të tyre është një kafene në Gradishkë, pranë pikës kufitare nga Bosnje e Hercegovina në Kroaci, që i bie veriu i largët i Bosnje e Hercegovinës. Ata presin për një kohë të shkurtër dhe më pas përqafohen. Njëri prej të rinjve çeçenë niset drejt Kroacisë, për të kaluar në Bashkimin Evropian.

Read more ...


Tashmë kanë 22 fëmijë nëpërmjet s"urrogacisë/Njihuni me gruan 25-vjeçare të një milioneri 57 vjeçar turk

Kristina Ozturk, vetëm 25 vjeç, tashmë është nënë e 22 fëmijëve. Kjo arritje e jashtëzakonshme është bërë e mundur me bashkëshortin e saj milioner, Galip Ozturk, përmes përdorimit të shërbimeve surrogate.

 

Kristina u bë nënë në moshë të re. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur lindi fëmijën e saj të parë. Për disa vite, ajo u përball me sfidat e mëmësisë si beqare. Jeta e saj, megjithatë, mori një kthesë gjatë një udhëtimi në Gjeorgji, ku takoi Galip Ozturk, një burrë shumë më i madh se ajo (tani 57 vjeç) dhe një milioner i suksesshëm.

Read more ...


Zelensky: Do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund l"uftës vitin tjetër

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës. Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.

 

“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG