Lidhje


P"utin, "marrëveshje vetëm në bazë të realiteteve të reja territoriale"

Një marrëveshje e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet "të bazohet në realitete të reja territoriale". Agjencia Tass raporton se gjatë bisedës telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin ka deklaruar se,”Rusia është e hapur për bisedime për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë bazuar në propozimet që u njoftuan në Ministrinë e Jashtme në qershor”.

 

Putin zhvilloi një takim me udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme ruse në qershor, ku renditi kushtet për bisedimet me Ukrainën.Ato përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga republikat popullore Donetsk dhe Lugansk, rajonet Zaporozhye dhe Kherson, angazhimin e Ukrainës për të miratuar një status të paangazhuar, denazifikimin dhe demilitarizimin e vendit dhe heqjen e të gjitha sanksioneve perëndimore.

Read more ...


Pete Hegseth, Sekretari i ri i Mbrojtjes i Donald Trumpit, i përket një urdhri të njohur të k"alorësisë së k"rishterë

Pete Hegseth, i emëruari për Sekretarin e Mbrojtjes në adminitratën Trump 2, është vënë nën kritika në internet për tatuazhet e tij që janë simbole të së djathtës ekstreme dhe ksenofobe. Disa foto dhe video nga llogaria e tij në Instagram e tregojnë atë pa këmishë, duke shfaqur simbole të shumta të epokës së kryqëzatave – ikonografi e lidhur gjithnjë e më shumë me ekstremizmin e krahut të djathtë.

 

Ndër tatuazhet e tij, ai mban gjithashtu një flamur të SHBA-ve të kombinuara me një pushkë, simbole ekstremiste si slogani "Vullneti i Zotit" dhe përshkrime të armëve të ndryshme.

Read more ...


Një studim i fundit tregon rritje të ndjenjave k"senofobike dhe a"ntimyslimane në Gjermani

Një studim i fundit ka zbuluar një rritje shqetësuese të ndjenjave ksenofobike dhe antimyslimane në gjithë Gjermaninë, veçanërisht në shtetet e saj perëndimore, duke shkaktuar shqetësime për kohezionin social dhe qëndrueshmërinë demokratike, transmeton Anadolu. Studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit të Leipzigut, Prof. Dr. Oliver Decker dhe Prof. Dr. Ayline Heller, ka zbuluar një rritje prej 4,8 pikë përqindjeje në mbështetjen për botëkuptimin ksenofobik që nga viti 2022, duke përfshirë 21,8 për qind të popullsisë.

Read more ...


Media ruse: SHBA-të duan zgjedhje të reja në Ukrainë për të 'zëvendësuar' Zelenskyn! Kievi e mohon: Propagandë e pastër

Si do të vijë paqja në Ukrainë, e premtuar fort nga Presidenti i zgjedhur Donad Trump? Agjencia e lajmeve ruse TAS, përhap një skenar i cili përfshin ndoshta heqjen e Zelenskyt nga pushteti, por nëpërmjet mekanizmave demokratikë sic është ai i zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë.

 

Agjencia ruse në shkrimin e saj citon burime të inteligjencës ruse dhe thotë se DASH po punon për të organizuar zgjedhje në Ukrainë, çka do të sillnin një zëvendësim të Zelenskyt si pasojë e rezultatit. Corriere della sera analizon rrethanat ku është Ukraina dhe mundësinë që ky lajm të jetë pjesë e propagandës ruse dhe një dezinformim i zakonshëm i Vladimir Putin.

Read more ...


K"ryepeshkopi jep dorëheqje pas raportit për abuzim s"ksual të f"ëmijëve në K"ishën e Anglisë

Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një raporti që tregonte se Kisha e Anglisë ka dështuar të trajtojë në mënyrë adekuate abuzimet e fëmijëve nga avokati John Smyth, transmeton Anadolu. Vendimi vjen pas raportit të pavarur nga Keith Makin, i botuar javën e kaluar për abuzimin e fëmijëve dhe të rinjve nga avokati John Smyth, duke shkaktuar presion në rritje ndaj kryepeshkopit.
 
 
“Duke kërkuar lejen e hirshme të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles, kam vendosur të jap dorëheqje si kryepeshkop i Canterbury-t. Makin ka ekspozuar konspiracionin e mbajtur prej kohësh në heshtje në lidhje me abuzimet e tmerrshme nga John Smyth”, tha Welby në një deklaratë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG