Aktivistja izraelite: Izraeli i ka shpallur luftë popullit palestinez për të kontrolluar të gjitha territoret

Aktivistja izraelite për të drejtat e njeriut dhe drejtoresha ekzekutive e B'Tselem, organizatës izraelite për të drejtat e njeriut, Yuli Novak ka deklaruar se "Izraeli dëshiron të promovojë supremacinë hebreje dhe të kontrollojë të gjitha territoret", transmeton Anadolu.Përmes video-konferencës, Novak foli në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ku u diskutua për Rripin e Gazës, situatën në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe pengjet.Novak tha se pas 7 tetorit 2023 çdo izraelit që ajo njeh jeton në frikë të thellë. "Qeveria jonë po avancon brutalisht projektin e saj për të kontrolluar të gjitha territoret (tokat) duke përdorur traumën tonë kolektive", tha ajo.