Lidhje


O’Brien "parlajmëron" Kurtin: Të ndalë veprimet që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç tha ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

 

Ky reagim i zyrtarit të lartë amerikan vjen pasi më 30 gusht, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

Read more ...


Imazhet e reja në fund të Oqeanit janë tronditëse, Titaniku po shkatërrohet. Ja çfarë ka mbetur nga anija ikonike e mbytur në 1912

Anija legjendare Titanik e mbytur në ujërat e Oqeanit Atlantik 112 vjet më parë, po shkatërrohet. Pamjet e fundit që vijnë nga thellësia 3784 metra janë tronditëse. E ndarë në dy pjesë që prej mbytjes, ikona e Oqeanit po shpërbëhet gradualisht.

 

Një ekspeditë e re në rrënojat e Titanikut me robotë nënujorë këtë verë zbuloi efektet e korrozionit dhe kalbjes së ngadaltë të metalit të anijes.

Read more ...


Ministrja e Jashtme gjermane e hapur ndaj sanksioneve të BE-së kundër ministrave ekstremistë të Izraelit

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nuk përjashtoi sanksione të mundshme të BE-së kundër ministrave të ekstremit të djathtë të Izraelit, por nënvizoi se kjo do të kërkojë një vendim unanim nga shtetet anëtare, raporton Anadolu.Duke folur me gazetarët në Bruksel, përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock shprehu shqetësim të madh për dhunën në rritje nga kolonët ekstremistë izraelitë dhe komentet nxitëse nga ministrat e ekstremit të djathtë të Izraelit."Si Gjermani, ne gjithmonë kemi kritikuar ashpër deklaratat e bëra nga ministra të ndryshëm izraelitë në muajt e fundit, kur ata bënin thirrje për akte dhune, kur këto deklarata janë kundër ligjit ndërkombëtar, kundër Marrëveshjes së Oslos", tha ajo.

Read more ...


Rusia: Transferimi i të ardhurave nga asetet ruse të ngrira nga BE-ja në Ukrainë është vjedhje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e vlerësoi si "të paligjshme" dhe "vjedhje" transferimin e të ardhurave nga menaxhimi i aseteve ruse të ngrira nga Bashkimi Evropian (BE) në llogari të Ukrainës, duke theksuar se "kjo patjetër do të ketë pasoja ligjore", transmeton Anadolu.Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me temat në rendin e ditës.Duke iu referuar çështjes së nxjerrjes në gjyq të Pavel Durov, themeluesit dhe drejtuesit të lartë (CEO) i aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili u ndalua në Francë më 24 gusht, Peskov tha se "Është e rëndësishme që kjo të mos kthehet në persekutim politik".

Read more ...


Rusia aktivizioi 'spiunët e fjetur' pas luftës në Ukrainë

Pablo Gonzalez, (i dyti majtas me mjekër) mes grupit që priti Presidenti Putin në aeroportAta njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshmeQë kur Rusia humbi shumë nga burimet e vlefshme të spiunazhit, pasi dhjetëra diplomatë u dëbuan nga vendet perëndimore pas agresionit ndaj Ukrainës, “spiunët e fjetur” janë bërë të rëndësishëm për Moskën.Ekspertët që merren me çështjet e zbulimit rus i thanë Zërit të Amerikës se kjo ishte "rilindja e ilegalëve", me 90 për qind të operacioneve të kryera tani nga spiunët e zgjuar nga gjumi i thellë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG