Lidhje


Vetura luksoze e ushqim pa limit: Sirianët e shohin nga afër si jetonte familja e Assadit

Tre vetura Ferrari, modelet Bentley e Rolls-Royce janë vetëm disa prej shenjave që tregojnë jetën luksoze të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad. Pak ditë pasi forcat rebele kapën Damaskun dhe ikjes së Assadit në Rusi, kanë nisur të qarkullojnë video online që shpërfaqin jetën luksoze që bënte familja e njeriut që udhëhoqi Sirinë për më shumë se dy dekada.

 

Pos parkingut përplot vetura luksoze, brenda rezidencës në Damaskun perëndimor pati edhe më shumë luks, shkruan CNN. Aty, sipas pamjeve amatore, shihen sasi të mëdha ushqimi e madje duket se ka pasur edhe një menu të veçantë ushqimi për bashkëshorten e Assadit.

Read more ...


Maqedoni e Veriut: Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e z.ezë të SHBA

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angella Ageller, ka bërë të ditur se SHBA ka marrë një hap të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke e vendosur Artan Grubin, ish-zv/kryeministër, dhe Enver Bexhetin, gjykatës në Gjykatën e Apelit, në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

 

“Futja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mundet dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të identifikojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe dëmton besimin e publikut. Grubi dhe Bexheti janë përfshirë në korrupsion të madh duke minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret. Askush nuk është mbi ligjin, dhe llogaridhënia është thelbësore për përparim,” tha ambasadorja Ageller.

Read more ...


N.etanyahu: R.ënia e Asaadit, një ditë historike për Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se fundi i sundimit të Bashar al-Assad në Siri do të thotë një mundësi e rëndësishme si dhe rreziqe për Izraelin.  Netanyahu tha se Izraeli ishte i interesuar për “marrëdhëniet fqinjësore” me Sirinë, por gjithashtu kishte nevojë të sigurohej që asnjë forcë armiqësore të mos futej pranë kufirit të Izraelit.

 

Gjatë një vizite në Lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, Netanyahu tha se kjo “ditë historike” për Lindjen e Mesme ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i veprimit të fuqishëm izraelit kundër Hezbollahut dhe Iranit. 

Read more ...


T.razirat në Siri! Qeveria britanike do të rishqyrtojë statusin ‘t.errorist’ të grupit kryengritës që rrëzoi Asadin

“Qeveria britanike do të marrë në konsideratë përcaktimin e kryengritësve sirianë si një organizatë terroriste”, tha ministri i Zyrës së Kabinetit britanik, Pat McFadden për Sky News. McFadden tha se një vendim i tillë nuk është marrë ende nga qeveria britanike, por është një opsion dhe mund të merret në konsideratë që t’i hiqet etiketimi si “organizatë terroriste”.

 

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të shikojë përsëri ndalimin, McFadden tha: “Ne do ta konsiderojmë këtë dhe mendoj se do të varet pjesërisht nga ajo që do të ndodhë në lidhje me mënyrën se si ai grup sillet tani. Por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për këtë gjatë fundjavës.”

Read more ...


Vjen dhe "legjitimimi" rus!/Në ambasadën e Sirisë në Moskë vendoset "flamuri i revolucionit sirian"

Në ambasadën e Sirisë në Moskë vendoset "flamuri i revolucionit sirian" duke zëvendësuar flamurin e regjimit Baath që u rrëzua, raporton Anadolu. Pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri, u ndryshua flamuri që ndodhej në ambasadën e Sirisë në Moskë, kryeqytetin e Rusisë. Në vend të flamurit të regjimit Baath që u rrëzua dje, në shtizë u vendos "flamuri i revolucionit sirian". Flamuri i sapongritur në ambasadën e Sirisë në Moskë u filmua nga gazetarët e Anadolu-t.

 

- Zhvillimet në Siri

Read more ...

XS
SM
MD
LG