Damasku "kalaja e fundit" e regjimit sirian. Aty ku regjimi po rekruton me forcë burra, përfshirë të mitur, në shumë pjesë të Damaskut

Në Siri, forcat e regjimit të Bashar Asadit po rekrutojnë me forcë burra, përfshirë të mitur, në shumë rajone të kryeqytetit Damask, raporton Anadolu. Sipas informacionit që korrespondentët e Anadolu-s kanë marrë nga burime në terren, forcat e regjimit po bastisin shtëpitë në rajonet Yalda, Beit Sahm dhe Ghouta Lindore të Damaskut dhe po intensifikojnë aktivitetin në pikat e kontrollit që kanë krijuar. Me këto praktika, forcat e regjimit ndalojnë burra, përfshirë të rinjtë e mitur, dhe i detyrojnë ata të shkojnë në shërbimin ushtarak.