Lidhje


Disa persona të helmuar paraqiten në spitalin e Peshkopisë, mes tyre dhe të mitur

Disa persona raportohet se janë paraqitur mesditën e sotme me simptoma helmimi në spitalin e Peshkopisë. Policia e Dibrës në një njoftim paraprak, bën me dije se mes personave që kanë shfaqur shenja helmimi ka edhe disa të mitur, shkruan A2.

 

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftojnë autoritetet.

Read more ...


Tërmetet në I"ran dhe I"zrael ushqejnë teoritë e testimit të fshehtë b"ërthamor

Tërmetet në Iran dhe Izrael ushqejnë teoritë e testimit të fshehtë bërthamor. Koha e pazakontë e tërmeteve, së bashku me tensionet e vazhdueshme gjeopolitike midis Izraelit dhe Iranit, çuan në spekulime rreth kryerjes së një prove të fshehtë bërthamore. Një tërmet i moderuar goditi Iranin dhe Izraelin në mbrëmjen e 5 tetorit, duke nxitur spekulime të forta për shkakun e tij. Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë e kishte epiqendrën në Aradan, provincën Semnan, në një thellësi të cekët prej vetëm 10 km. Rreth orës 22:45 me orën lokale, lëkundjet u ndjenë deri në Teheran, afërsisht 110 km nga epiqendra, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Read more ...


Ministri ekstremist i"zraelit: Mbi 120.000 armë të shpërndara midis kolonëve i"zraelitë që nga fillimi i l"uftës në Gaza

Mbi 120.000 armë zjarri janë shpërndarë mes kolonëve izraelitë që nga shpërthimi i luftës së Gazës vitin e kaluar, tha sot ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, transmeton Anadolu.

 

Ben-Gvir, lider i Partisë së Fuqisë Hebreje të ekstremit të djathtë, tha se ka në plan të vazhdojë të armatosë kolonët në Bregun Perëndimor dhe pranë kufirit me Gazën dhe Libanin. “Mbi 120.000 armë u shpërndanë mes qytetarëve të kualifikuar, ndërsa dhjetëra mijëra të tjera kanë marrë miratime të kushtëzuara”, tha ai në llogarinë e tij në X.

Read more ...


Nigeria fillon të shesë naftën bruto me monedhën vendase

Nigeria, vendi i pasur me naftë dhe gaz natyror në kontinentin afrikan ka filluar të shesë naftën bruto në monedhën vendase, transmeton Anadolu. Drejtor i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Financave, Mohammed Manga, në deklaratën e tij me shkrim theksoi se shitja e naftës bruto në Naira, monedhën vendase, ka nisur në përputhje me direktivën e Këshillit Ekzekutiv Federal (FEC).

 

Manga vuri në dukje se kjo nismë strategjike duke krijuar një ndikim të qëndrueshëm në ekonominë nigeriane, pritet të rrisë rritjen, stabilitetin dhe vetë-mjaftueshmërinë. Vendi vazhdon të qëndrojë në kompleksitetin e tregjeve globale, njoftoi Manga, i cili deklaroi se kjo lëvizje strategjike e pozicionon Nigerinë për sukses në të ardhmen.

Read more ...


Ritualet e tmerrshme pagane!/Gjendet vendi i sakrifikimit të fëmijëve në Peru

Në një zonë pranë qytetit Trujillo, në veri të Perusë, arkeologët kanë zbuluar eshtrat e disa dhjetëra fëmijëve, që mendohet se u sakrifikuan më shumë se 600 vjet më parë. Arkeologu Julio Asencio ka deklaruar se shumë nga skeletet kanë prerje në kraharor dhe disa në brinjë, duke sugjeruar se këto janë prova të sakrificave rituale.
 

Çdo fëmijë është varrosur veçmas, ndërsa pranë zonës së gërmimit janë gjetur edhe eshtrat e dy të rriturve dhe kockat e nëntë kafshëve lama. Këto të fundit mendohet se përfaqësojnë burimin e ushqimit, veshjes dhe transportit të grupit që ka bërë sakrificat.

Read more ...

XS
SM
MD
LG