I.zraeli paralajmëron pushtimin total të Rripit të Gazës

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës është marrë dhe se forcat ushtarake do të hyjnë në të gjitha zonat, përfshirë edhe ato që deri tani janë shmangur.
“Sot është koha për të pushtuar tërësisht Gazën. Hamas nuk do të lirojë më pengje pa një dorëzim total, dhe ne nuk do të pranojmë kurrë të dorëzohemi,” tha zyrtari. Ai theksoi se veprimet janë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e pengjeve, të cilat rrezikojnë të vdesin nga uria, ndërsa territori do të mbetet i kontrolluar nga Hamasi nëse Izraeli nuk ndërhyn.
Ky plan i ri i operacioneve ushtarake parashikon shtrirjen në zona të mëdha, përfshirë edhe ato që deri tani kanë qenë zona të ndaluara për arsyet e sigurisë dhe komplekseve ushtarake, për të eliminuar praninë e Hamasit dhe për të çliruar pengjet e mbajtura në këto vende.
Operacioni pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë, duke pasur parasysh forcën dhe pozicionin e Hamasit brenda Gazës. Por sipas zyrtarëve izraelitë, veprimi është i domosdoshëm për të shmangur një krizë më të madhe humanitare dhe për të rikthyer sigurinë në rajon./tvklan.al