Egjipti, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shqetësohen për largimin e Esedit dhe ardhjen në pushtet të grupit që rrëzoi regjimin

Një zyrtar i lartë i Emirateve shprehu të shtunën "shqetësim" për përkatësitë islamike të fraksioneve të armatosura siriane që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad dhe morën pushtetin në Damask, të udhëhequr nga Hay'at Tahrir al-Sham. Po ashtu edhe liderët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite shqetësohen se përmbysja e Asadit mund të shkaktojë trazira në vend, thonë analistët, zyrtarët dhe diplomatët. Ata gjithashtu kanë frikë se Siria mund të zhytet në kaos dhe shikojnë me kujdes teksa "rebelët islamikë"-siç i quajnë ata, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), fitojnë pushtetin në Damask.