Mjek, aktivist islamofob dhe konspiracionist: Kush është a.tentatori i tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani

Taleb Al Abdulmohsen u largua nga Arabia Saudite si ateist. Ai jeton në Bernburg në rrethin e Salzland dhe ka një leje qëndrimi të përhershme Taleb Al Abdulmohsen, i arrestuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ishte një aktivist anti-islam. Ai iku nga Arabia Saudite si ateist. Ai jeton në Bernburg në rrethin e Salzland dhe ka një leje qëndrimi të përhershme. Ai punon si mjek në një klinikë private. Sipas Der Spiegel ai është një fans i Elon Musk dhe teoricienit konspirativ amerikan Alex Jones, si dhe aktivistit britanik të krahut të djathtë Tommy Robinson. Ai pretendoi se nuk ishte i djathtë, duke e përshkruar veten si të majtë. Në një postim në Twitter ai shkroi: "Kushdo që përshkruhet nga mediat kryesore si një ekstremist radikal ose i krahut të djathtë po thotë të vërtetën".