Gjermania thotë se bllokada i.zraelite po shkakton zi buke në Gaza
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha sot se bllokada de fakto e Gazës nga Izraeli po shkakton zi buke dhe po çon në vdekjen e civilëve. “Ne kemi vërejtur prej kohësh se bllokada de fakto e Rripit të Gazës nga Izraeli po shkakton zi buke, duke çuar në vdekjen, vuajtjen dhe mbetjen e njerëzve pa ujë”, tha Wadephul për transmetuesin gjerman “Deutschlandfunk” pas vizitës së tij të fundit në Izrael dhe Palestinë. Wadephul tha se ka dhënë një mesazh të qartë gjatë takimeve me zyrtarët izraelitë se situata humanitare në Gaza duhet të “ndryshojë rrënjësisht”.