Lidhje


I.zraeli, marrëveshje 35 mld dollarëshe për të furnizuar Egjiptin me gaz

Fusha izraelite e gazit natyror Leviathan ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë deri në 35 miliardë dollarë për të furnizuar Egjiptin me gaz, në atë që konsiderohet si kontrata më e madhe e eksportit në historinë e Izraelit, njoftoi kompania NewMed Energy, një nga partnerët e projektit.

 

Leviathan, e vendosur në brigjet e Mesdheut dhe që përmban rreth 600 miliardë metra kub rezerva gazi, do të furnizojë rreth 130 miliardë metra kub gaz drejt Egjiptit deri në vitin 2040, ose deri në përmbushjen e sasisë së përcaktuar në kontratë.

Read more ...


SHBA konfirmon v.rasjen e një shtetasi amerikan në Bregun Perëndimor, u bën thirrje autoriteteve i.zraelite të hetojnë

Departamenti i Shtetit të SHBA-së konfirmoi se një tjetër shtetas amerikan është vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe i bëri thirrje Izraelit që të nisë një hetim.

 

“Situata është e dhunshme. Ka pasur disa amerikanë që kanë humbur jetën në këtë realitet të ndërlikuar”, tha para gazetarëve zëdhënësja e departamentit amerikan, Tammy Bruce, para gazetarëve, kur u pyet nëse SHBA i ka kërkuar Izraelit të hetojë rastin.

Read more ...


I.zraeli evakuon stafin e ambasadës në Greqi mes protestave kundër luftës

Izraeli evakuoi stafin e ambasadës së tij në kryeqytetin grek, Athinë, për shkak të protestave në rritje kundër Izraelit në vend, raportuan mediat lokale. Sipas gazetës "Israel Hayom", ky veprim u bë pas protestave kundër luftës së Izraelit në Gaza.

 

Në lajm thuhet se aktivistët e majtë grekë planifikojnë një "Marshim drejt Gazës" më 10 gusht, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. "Populli grek nuk do të heshtë përballë gjenocidit të kryer nga Izraeli në Gaza me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Perëndimit dhe qeverisë greke", citoi gazeta një deklaratë nga lëvizja organizuese.

Read more ...


Deportime masive/India dëbon me forcë qindra muslimanë drejt Bangladeshit, paralajmëron Human Rights Watch

Human Rights Watch ka denoncuar se autoritetet indiane kanë dëbuar në mënyrë të paligjshme qindra muslimanë etnikë bengalezë drejt Bangladeshit, duke përfshirë edhe shtetas indianë, pa ndjekur procedurat ligjore dhe pa verifikuar statusin e tyre të shtetësisë.

 

Dëbimet janë kryer mes muajit maj dhe qershor 2025 në shtete si Assam, Gujarat, Uttar Pradesh dhe Maharashtra, me pretekstin se bëhet fjalë për “emigrantë të paligjshëm”. Sipas autoriteteve të Bangladeshit, janë dëbuar më shumë se 1,500 persona, përfshirë rreth 100 refugjatë Rohingya.

Read more ...


I.zraeli paralajmëron pushtimin total të Rripit të Gazës

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës është marrë dhe se forcat ushtarake do të hyjnë në të gjitha zonat, përfshirë edhe ato që deri tani janë shmangur.

 

 “Sot është koha për të pushtuar tërësisht Gazën. Hamas nuk do të lirojë më pengje pa një dorëzim total, dhe ne nuk do të pranojmë kurrë të dorëzohemi,” tha zyrtari. Ai theksoi se veprimet janë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e pengjeve, të cilat rrezikojnë të vdesin nga uria, ndërsa territori do të mbetet i kontrolluar nga Hamasi nëse Izraeli nuk ndërhyn.

Read more ...

XS
SM
MD
LG