Paralajmëron Erdogan: L.uftëtarët kurdë në Siri ose do të lënë a.rmët, ose do të v.arrosen bashkë me to

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka dërguar një mesazh të ashpër luftëtarëve kurdë në Siri, duke u bërë thirrje ose të dorëzojnë armët ose të varrosen me to. Sipas medive të huaja, deklarata vjen ndërsa përleshjet vazhdojnë midis grupeve militante siriane të mbështetura nga Turqia dhe kurdëve pas rënies së Bashar al-Asad. Që nga rënia e Asadit, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde (YPG) duhet të shpërbëhet, duke argumentuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.