Lidhje


Skandali/ E kanë përdorur edhe klinika fertiliteti në Shqipëri, dhuruesi me gjen kancerogjen është babai i rreth 200 fëmijëve në Europë

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në të paktën 14 vende europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Zbulimi ka tronditur familjet e prekura dhe ka ngritur sërish shqetësime për rregullimin e tregut ndërkombëtar të spermës.

 

Dhuruesi, i cili e ka kryer këtë procedurë që prej vitit 2005 kur ishte student, rezultoi të ketë një mutacion në gjenin TP53, i njohur si shkaktar i sindromës së rrallë Li-Fraumeni. Ky mutacion rrit deri në 90% rrezikun për zhvillimin e kancerit gjatë jetës, veçanërisht gjatë fëmijërisë, si dhe tumorëve të gjirit, trurit, kockave dhe leukemisë. Ndërkohë që dhuruesi është vetë i shëndetshëm, pasi mutacioni është i pranishëm vetëm në rreth 20% të spermës së tij, fëmijët e krijuar nga spermatozoidet e prekura e trashëgojnë mutacionin në çdo qelizë të trupit.

Read more ...


I.zraelitët në Shqipëri/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë i.zraelite të pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.

 

Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.

Read more ...


Dhjetori me çmime më të kripura për festa/ Rritet edhe inflacioni, shkak manovrat e tregtarëve

Me ardhjen e festave të fundvitit, inflacioni ka pësuar një rritje prej 2.1% krahasuar me një vit më parë. Rritja e kërkesës nga konsumatorët ka ndikuar në treguesin e ndryshimit të çmimeve nëpërmjet disa kategorive. Tab 2 Qiratë, uji dhe lëndët djegëse rritën inflacionin në muajin nëntor, pasuar më tej nga ushqimet dhe pijet alkoolike.

 

“Shikoni, inflacioni i muajit shtator, që konsiderohet si inflacioni më i lartë gjatë një viti, ishte 2.4%. I tetorit ishte 2.3%. Është një inflacion as i lartë dhe as i ulët”, shprehet eksperti i ekonomisë, Klodjan Muço.

Read more ...


Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Lituanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas një serie incidentesh me balona të nisura nga territori i Bjellorusisë, të cilat sipas autoriteteve lituaneze, përbëjnë një “sulm hibrid” dhe rrezik serioz për aviacionin civil.

 

Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratoviç, deklaroi se balonat që mbajnë cigare kontrabandë po hyjnë vazhdimisht në hapësirën ajrore të Lituanisë dhe kanë detyruar mbylljen e aeroportit të Vilniusit në shumë raste.

Read more ...


Joni Keta në krye të BKH-së, Myslim Murrizi - Sali Berishës: Doktor, është nipi i besnikut të Enverit! Mos thuaj se njoh se është tallje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës i cili mesditën e kësaj të marte në deklaratën e tij për mediat u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për kreun e ri të BKH-së, Joni Ketën.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e akuzon Berishën se shmang komentet për figura që “nuk i leverdis” t’i komentojë, duke i kujtuar se Keta sipas tij ka lidhje të hershme familjare me struktura të dikurshme të drejtësisë dhe politikës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG