"Gazetarë specialë"/ Klodiana Lala i përgjigjet Ramës: Më lumtë! Po të vjen rradha ty pas Veliajt...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për çështjen Veliaj foli edhe për "gazetarë specialë", përveç prokurorëve specialë. Një prej gazetareve që mbulon SPAK dhe drejtësinë në veprimtarinë e saj është Klodiana Lala, e cila i ka kthyer një përgjigje kryeministrit në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
"Ju thatë në fund të emisionit, kur po bëheshim gati për të dalë, që zoti Rama ka folur për prokurori speciale dhe gazetarë specialë. Pra ne që mbulojmë drejtësinë mund të kemi marrë informacione nga SPAK. Në fakt më lumtë, sepse unë këtë punë kam dhe nuk është kryeredaktor Edi Rama që të më thotë si të bëj lajmet. Nëse kam thënë gjë të pavërtetë t'i drejtohen gjykatës dhe të më padisin.